64 ton produkte pa faturë! AKU bllokon qumësht dhe mish në 151 subjekte
Tatimet kanë bërë të ditur se kanë bllokuar 63 ton mallra pa faturë të zbuluara në 151 subjekte. Bëhet fjalë për qumësht dhe nënprodukteve të tij si dhe një sasi mishi. Në deklaratë thuhet se aksioni do të vijojë në të gjithë vendin
Në 9 ditë të kontrolleve për faturën e produkteve bujqësore dhe blegtorale tatimet bëjnë të ditur se kanë bllokuar 63 tonë mallra.
\Në total verifikime janë ushtruar në 151 subjekte në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë ku është konstatuar sasi qumështi dhe nënprodukteve të tij pa faturë si dhe mish.
Në deklaratë theksohet se faturat fiskale nuk shërbejnë vetëm për formalizimin e tregut, duke mos lejuar shmangien nga detyrimet fiskale, por po ashtu dhe për kontrollin e zinxhirit ushqimor duke e verifikuar nga personi që e prodhon dhe deri në shitjen te konsumatori.
Po ashtu kontrollet do të vijojnë më tej duke u shtrirë edhe në të gjithë vendin.
Aksioni nisi pas qëndrimeve të kreut të qeverisë edi rama i cili ndër të tjera bëri të ditur dhe verifikimin e inspektorëve të AKU dhe të administratës së këtij institucioni. Në këtë reformism u bë e ditur se të gjithë punonjësit do të testohen dhe vetëm ata që do të kalojnë do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.
Megjithatë me qëllim për të parandaluar tregtimin e ushqimeve jashë standardit nisi dhe verifikimi në terren.
Në vetëm tre ditët e para u bë e ditur zbulimi i 20 ton ushqimeve pa faturë duke vijuar më pas dhe me zbulimin e rasteve të tjera.

