EMRI/ I riu shkon i pl*gosur te Trauma, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë.

Spitali ka njoftuar autoritetet policore, por mësohet se i riu nuk ka pranuar të tregojë as rrethanat se si është plagosur dhe as autorin e ngjarjes.