Fushata për çlirimin e hapësirave publike nuk funksionon për kioskat te “Delijorgji”/ FOTOT

Fushata për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e të mëdhenjve.

Ndërhyrjet përfshijnë shembjen e strukturave pa leje, largimin e tavolinave, tendave apo kioskave të vendosura jashtë kushteve të lejuara, si dhe pastrimin e çdo pengese që kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare apo hapësira të tjera publike. Por për bizneset në “Delijorgj”, duket se shteti ka mbyllur sytë.

Teksa kioskat nëpër zona të ndryshme të Tiranës janë rrëzuar me zell nga fadromat e IMT-së, në kompleksin Delijorgji gjithçka është e paprekur, si në ndonjë rezervat oligarkik. 

Askush nuk ka guxuar të afrohet, sepse, siç duket, ligji për ndërtimet pa leje ka sy selektiv, sheh vetëm nga periferitë.

Administratorit të kompleksit, Mihal Delijorgji, mesa duket i ka rënë shorti i imunitetit urban. Në atë zonë devijojnë fadromat, ose ndoshta parimi i barazisë përpara ligjit ka nevojë për një përjashtim të artë.

“Ne kuadër te aksionit te fundit, te lirimit te hapësirave publike, tek ambjentet qe njerezit punojnë per te siguruar bukën e femijeve, pa dalje ne trotuar, gjithcka eshte shembur, tek oligarket e preferuar, asnje gozhdë nen kembe. Keto foto jane sot tek kompleksi Delijorgji, gjighcka normale, kurse tek Fusha e Aviacionit, eshte shembur gjithcka.”– denoncon një qytetar për JOQ.