Me 242 KM/H në rrugë, Policia: Ndëshkime dhe për lëvizjen me monopatina

Policia ka nisur një aksion të kontrolleve për lëvizjet me monopatina.

Në deklaratë theksohet rreziku i lartë prej tyre dhe mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Me rritjen e numrit të turistëve në akset rrugore është shtuar dhe monitorimi me dronë por dhe makinat inteligjente.

Me fluksin në rritje të turistëve policia ka shtuar kontrollet duke pasur më shumë dron për të monitoruar nga ajri por edhe makinat me paisjet inteligjente.

Nga pamjet e bluve shfaqen dhe rastet kur mjetet lëvizin me më shumë se 240 kilometer në orë.

Por edhe parakalime të rrezikshme/

Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Artur Selimaj, sjell në vëmendje rrezikun e veprime të tilla.

Masa të posacme janë vendosur dhe për lëvizjet me monopatina me të cilat ka një numër të lartë të aksidenteve.

Në vëmendje të policisë do të jenë dhe përdorimi i telefonave, vënia e rripit të sigurisë apo dhe vendosja e skafanderave në lëvizjen me motorrë