Apel për ndërgjegjësim dhe kujdes të shëndetit të trurit! Deda: Plotësoni pyetësorët e kontrollit bazë shëndetësor
Në Ditën Botërore të Shëndetit të Trurit, mjekët dhe institucionet shëndetësore në vend i bashkohen thirrjes globale për më shumë kujdes ndaj trurit dhe ndërgjegjësim për shëndetin neurologjik. Mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta dhe ndërhyrje të hershme për të evituar problemet madhore
Me sloganin “Truri dhe shëndeti në çdo moshë”, Federata Botërore e Neurologëve sjell në vëmendje rëndësinë e trurit si qendra e çdo funksioni jetësor dhe emocional.
Jeta Deda, Drejtoreshë e Përgjithshme e Kujdesit Shëndetësor apelon për kujdes në plotësimin e pyetësorëve të kontrollit shëndetësor bazë, si një hap i parë për zbulimin e hershëm të problemeve neurologjike.
Deda thotë se shëndeti i trurit është thelbësor për cilësinë e jetës ndaj shtoi se specialistët po bejnë më të mirën në përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë.
Mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta dhe vëmendje ndaj çdo shenje që mund të tregojë shqetësime neurologjike, sepse shëndeti i trurit është shëndeti i jetës.
