Turistët holandezë bllokohen në liqenin e Pogradecit, Policia Kufitare iu vjen në ndihmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2025, 20:02
Turistët hollandezë kërkojnë ndihmën e policisë kufitare, nxirren në breg me jet ski. Vetëm pak minuta më parë, në zonën e Tushemishtit, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë në momentin që i kanë parë.
Duket se turistët kanë patur probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.
Policia kufitare vazhdon çdo ditë monitorimin në gjithë zonën e Pogradecit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme që mund të ndodhin në ujërat e liqenit të Pogradecit.