Hidhet në diskutim projektvendimi për mbetjet spitalore
Grumbullimi, transporti dhe asgjesimi i mbejeve spitalore së shpejti do të bëhet me rregulla të reja dhe rigoroze. Qeveria shqiptare ka hedhur për diskutim me grupt e interesit, projektvendimin që përcakton qartë standartet për menaxhimin e mbetjeve spitalore në të gjithë vendin me synim mbrojtjen e shëndetit public, stafit mjeksor dhe mjedisit.
Vendimi përcakton se të gjitha spitalet, klinikat dhe laboratorët do të duhet të ndajnë mbetjen që në momentin e gjenerimit në dy kategori kryesore: të rrezikshme dhe jo të rrezikshme më pas ato do të vendosen në enë të dedikuara, të etiketuara qartë, përpara se të transportohen.
Sa i takon transportit projektvendimi përcakton se ai do të do të kryhet në mënyrë të kontrolluar. Mbetjet e rrezikshme do të trajtohen me metoda specifike, duke siguruar asgjësimin e sigurt të tyre dhe minimizimin e ndikimit negativ në mjedis.
Gjithashtu, vendimi detyron prodhuesit e mbetjeve të hartojnë një plan menaxhimi, i cili do të rishikohet dhe përditësohet rregullisht.
Për zbatimin e këtij akti, do të ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, si dhe Ministria e Shëndetësisë të cilat përmes strukturave të tyre inspektuese, do të monitorojnë rregullisht institucionet shëndetësore për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave të reja.
