U kapën me produkte të skaduara qysh nga janari në magazinë, lirohen dy vëllezërit
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambienti që u gjeten produkte të skaduara.
Me kërkesë edhe të prokurorisë dy vëllezërit do të hetohet në masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësim të tyre. Kjo procedurë do të ndodhte sapo të ishin krijuar kushte financiare.
Gjatë kontrolleve të një magazine të kompanisë Master al , policia gjeti produkte ushqimore, kroasant, fruta të thata e të tjera, të cilat kishin skaduar që në muajin janar dhe shkurt.
Sipas autoriteteve mbi to, ishin vendosur etiketa skadence të falsifikuara me data më të largëta, dhe ishin bërë gati të nxirreshin në treg. Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogram.
