"Partizani", avokati Gjokutaj: SPAK përgjon dhe ka në kontroll gjykatën pa garanci juridike...
Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, ka folur me gazetarët mbi zhvillimin e sotëm në GJKKO të seancës për çështjen ‘Partizani’, e cila u shty për në 15 shtator, ora 10:30.
Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.
Gjokutaj: Sot ishte seanca e radhës, u filluar me prezencën e palëve. Në kërkimet paraprake ngritën kërkesën për përjashtimin e trupi gjykues.
Kjo gjykatë dhe jo vetëm këta tre gjyqtarët e kësaj gjykate, por të gjithë gjyqtarët, nuk gëzojnë statusin e gjykatës së pavarur dhe të paanshme, pasi kjo gjykatë është nën vëzhgimin frekuent telefonik të këtyre gjyqtarëve dhe të familjarëve të tyre, pa garanci juridike dhe procedurale, thjesht me një konstatim apo mendim të oficerit të BKH dhe SPAK.
Pra njëra nga palët në proces përgjon dhe ka në kontroll gjykatën. Nuk kemi probleme me integritetin e gjyqtarëve por e vërteta është që ligji i tillë që ata me miell misri nuk mund të bëjnë bukë gruri.
Ne po ecim brenda logjikës së normalitetit. Gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm nuk kanë këto masa përgjuese ndaj familjarëve ndaj atyre vetë siç është nga SPAK.
Nuk ka garanci juridike dhe këta kanë dhe një problem tjetër, që rreken se në një rast të tjetër të tillë nëse do të ndodhë një hetim i tillë, këta marrin përsipër ta hetojnë një gjë që nuk e kanë kopetencë në bazë të ligjit, përveç rastit të korrupsionit.

