Sarandë/ G*diti ish-policin me tytë p*stolete dhe u arratis, identifikohet autori i krimit
Policia e Sarandës ka identifikuar autorin e dyshuar të sherrit të djeshëm në qytetin bregdetar, ku një ish-efektiv policie u godit me tytë pistolete dhe më pas arma u shkreh në ajër.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari është shtetasi E.D., i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se motivet e krimit janë të dobëta, teksa hetimet po vijojnë për ta zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, ku dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar ish-polici Adil Veli, 56 vjeç, i cili u mjekua në spital, pa rrezik jete.
“Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.
