Bombola e gazit pëson rrjedhje në një banesë në Maliq/ Zjarfikësit shmangin tr*gjedinë, raportohen vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2025, 09:37
Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese në fshatin Vloçisht të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar.
Nga rrjedhja e gazit janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, rreziku u neutralizua.
