SKANDAL/ Luan Rosaj, amaneti i Ogerta Manastirliut! Si Shefi i Auditit të Traumës drejtoi fushata në kundërshtim me ligjin!

Në Spitalin e Traumës, frika ka një emër: Luan Rosaj. Jo një mjek. Jo një profesionist i shëndetësisë. Por një drejtues auditimi që ka shndërruar kontrollin financiar të spitalit më të madh të vendit në një armatës pushteti për partinë dhe për veten.

Nga OSHEE tek “bunkeri” i Traumës, Rruga e një karriere të pistë. 

Karriera e Luanit nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë. Periudha e tij në OSHEE, ku sipas ish-kolegëve, ishte “makthi i stafit” për arrogancën dhe presionin. Kur nuk mori postin e lartë që kërkonte, ai gjeti një rrugë tjetër: Spitali i Traumës, aty ku qarkullojnë miliona euro çdo vit dhe ku kontrolli i auditit është një minierë ari për të fortët e partisë.

Lidhja e ndaluar: Luan Rosaj, militant i PS-së nën petkun e nëpunësit civil.

Burime të besueshme dhe dokumente të siguruara nga redaksia konfirmojnë: Luan Rosaj ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Ogerta Manastirliut e në vazhdim, gjatë fushatave të Partisë Socialiste.
Ky veprim është një shkelje flagrante e ligjit për statusin e nëpunësit civil, i cili ndalon pjesëmarrjen në fushata politike.

Pra, një drejtues auditimi që duhet të garantojë neutralitet dhe integritet kthehet në militant aktiv, duke përdorur pushtetin administrativ për interesat e partisë.

Epoka e frikës: Kur trauma nuk është vetëm për pacientët

Në Spitalin e Traumës, punonjësit e përshkruajnë si “mbretin e auditit”.

“Asgjë nuk lëviz pa dijeninë e tij”, thotë një burim i brendshëm.
Akuza? Shantazh ndaj mjekëve, presion për ryshfete dhe kërcënime për raporte negative.
“Nëse nuk paguan, raporti të del me njolla të zeza”, shton një tjetër “ denoncimet janë të shumta”.

Ogerta iku, por amaneti mbeti: “Mos e prekni Luanin!”

Largimi i Manastirliut nga Ministria nuk e tronditi aspak pozicionin e Luanit. Albana Koçiu vazhdoi skemën e heshtjes, duke ruajtur njeriun që di shumë dhe kontrollon gjithçka.

Sot, Luan Rosaj vazhdon i paprekur, duke sfiduar hapur ligjin, etikën dhe çdo reformë që propagandohet nga qeveria.

Pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente:
• Pse Ministria e Shëndetësisë mbyll sytë për shkeljet ligjore të këtij zyrtari?
• Kush e mbron një drejtues auditimi që ka bërë fushatë elektorale, në kundërshtim me ligjin?

Ky nuk është një thjesht korrupsion. Ky është një rrjet politik që ka kthyer spitalin më të madh të vendit në një bunker elektoral dhe një bankomat partie.