Kontrolle në tokë dhe në det/ Policia në shërbim të sezonit turistik për lirimin e hapësirave publike

Përgjatë një jave policia ka ushtruar kontroll në 431 mjete lundruese ndërsa ka bërë të ditur se u bllokuan 30 të tilla ku 12 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë duke u future në zonën e parashikuar për not.

18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar tashmë kanë kaluar në policinë detare.

Po ashtu 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj janë shpëtuar nga policia kufitare në det pasi ndodheshin në rrezik nga dallgët e forta në det apo dhe kishin defekte në mjetet lundruese.

Kontrollet u ushtruan në të gjithë vijën bregdetare por edhe në liqene. Ndërkaq edhe në bregdet vijon çlirimi i hapësira publike të zëna nga individë për qëllime përfitimi.

90 shezlonge u sekuestruan në Rradhimë pasi pronari i një lokali i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme. Policia thotë se në kërkim u shpall SH.N 45 vjeç dhe në hetim në gjendje të lirë është i biri 17-vjeçar.

Edhe javën e shkuar policia bëri të ditur bllokimin e 36 mjeteve lundruese ku pronarët janë gjobitur me 100 mijë lekë.