Zjarri përfshin malin e Moravës, dyshohet i qëllimshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2025, 21:10
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës.
Flakët fillimisht kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij.
Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat.
Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa dyshohet se mund të jetë me probleme të shëndetit mendor.