Plas edhe në Sarandë/ Regjistrohen të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

Sarandë, të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.4 të qytetit.

Ngjarja para pak minutash në rrugën “Mitat Hoxha”.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.