Dhunohen varret Ilire të Selcës për herë të dytë brenda dy muajsh, gjahtarët në kërkim të “thesareve”

Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër kanë rënë pre e gjuetarëve të materialeve të çmuara.

Pasditen e sotme është raportuar se në njërin nga varret monumentalë janë gërmuar dy gropa të thella të cilat sipas dyshimeve janë bërë për të kërkuar objekte dhe apo metale me vlera arkeologjike.

Burimet shtojnë se kjo është hera e dytë brenda 2 muajsh që këto varre dhunohen nga persona ende të paidentifikuar.

Për rastin e parë është referuar situata tek inspektori i policisë së zonës por nuk ka pasur asnjë rezultat, për të mbërritur tek ngjarja e sotme.

Gropat janë konstatuar nga banorë të zonës, sipas tyre hyrja e personave të paautorizuar në këtë zonë të rëndësishme arkeologjike është shumë e lehtë pasi ajo nuk ka asnjë element sigurie.