Plazhi i ''Uçkave'' në Pogradec, rikthehen traditat e dikurshme të liqenit
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, te “Uçkat”, u rikthyen traditat e dikurshme të liqenit.
Fëmijët kapën peshk me vazo, të rinjtë bënë gara noti e kanoesh, ndërsa pushuesit sollën në memorie si jetohej dikur
Rita Topulli, një pogradecare e vjetër, tregon me mall fëmijërinë e saj në këtë breg liqeni.
"Që në mëngjes e deri në darkë si rosat rrinim, zinim peshk me vazo, i hidhnim i mbushnim prap. Ky ishte vendi me i bukur që ekzistonte atë kohë. Bënim not, gara me njeri tjetrin, shkonim në ura. Jam e kënaqur që po ripërsëritet historia e shohim fëmijërinë tonë"
Një pushuese tjetër tregon se përmes këtyre aktiviteteve kujtoi nënën e saj dikur.
"Asnjëherë nuk kisha kapur kështu, kisha parë mamin tim, ishte argëtuese e u bashkova e unë me fëmijët"
Liljana Busho dhe Vladimir Meto, rekordmenë të notit dhe trajnerë, shprehen se sporti i notit po i rikthehet qytetit.
"E kam thyer në Kinë rekordin. Me riktheu kohën e 58 vite më parë, kam nostalgji për fëmijët, gjynah qe vend mos ketë notarë, duhet investim i madh".
"Mu rikthyen kujtimet ketu quhen Uckat Jane luajtur filma dhe notojnë notarët. Mundohemi kemi disa grupe moshash. Është rikthyer noti tashmë, bëjmë dy aktivitete dhe maratonën e Notit per nder të Agron Ruvines".
Në aktivitet u prezantuan edhe foto të rralla historike, të realizuara nga fotografë francezë dekada më parë, që sjellin atmosferën e plazhit të “Uçkave” në vitet e largëta.
"kjo ekspozitë lidhet me këtë plazh, foto të bërë gjatë pushtimit francez por e fotografë pogradecare si Misto Cici, e sjell këtë plazh ashtu siç ka qenë një shekull më parë", tha Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore, Zeqollari.
Ndërkohë, një pushuese e huaj që viziton për herë të parë Shqipërinë, shprehet e mahnitur nga Pogradeci dhe bukuritë e tij natyrore.
" Isha në Shkodër, Ksmail, Korçë e tani në Pogradec. Me pëlqen shume Pogradeci. Liqeni është fantastik, mikpritja, ushqimi, pamja. Është vend çlodhës"
Plazhi i “Uçkave” është rijetësuar nga bashkia e këtij qyteti duke u kthyer në një plazh publik shumë të frekuentuar.
