EMRI/ Tentoi të fuste me kamion verë dhe shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit

Port Durres, në kuadër të operacionit policor të koduar Qelqi, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Shpëtim Gubere.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qelqi”

Tentoi të fuste me kamion, në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari.

Sekuestrohen mallrat dhe kamioni, pasaporta dhe celulari i të arrestuarit.

Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjet u konstatun  arka me  verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.