FOTO/ Aksident gjatë natës në Sarandë, motori përplaset me ‘Smart’-in, plago*et 22-vjeçari

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti” në Sarandë.

Ngjarja ka përfshirë një motoçikletë dhe një automjet tip “Smart”.

Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor me targa AZ756, është përplasur me automjetin Smart me targa AA455TC, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar një goditje në kokë dhe është transportuar menjëherë në Urgjencën e spitalit të Sarandës.

Burime zyrtare konfirmojnë se i riu ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë kryer verifikimet e nevojshme, përfshirë edhe testin e alkoolit për të dy drejtuesit, ku është konfirmuar se të dy rezultuan negativë (0.00 mg/l).

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

FOTO/ Aksident gjatë natës në Sarandë, motori përplaset