Zjarri në Shkopet shkrumbon dy banesa, flakët po përhapen me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2025, 22:19
Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka bërë me dije se në vend janë aktive 11 vatra zjarr.
Mësohet së një vatër zjarri ka rënë në Shkopet dhe është përhapur me shpejtësi. Raportohet se përshkak të flakëve janë djegur dy banesa përveç bimësisë në zonë.
Nga djegia e banesave nuk ka të lënduar pasi në to nuk jetonte askush.
Temperaturat dhe terreni e kanë vëshirësuar vënien në kontroll ndërsa banorët e zonës kanë tentuar të shuajnë flakët. Për të mbrojtur banesat e tyre kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve dhe autoriteteve të tjera.
