VIDEO/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhu*ojnë rojen e plazhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2025, 07:41
Një sherr ka ndodhur në Durrës.
Disa pushues mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.
Sipas raportimeve punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.
Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.
