Plago*ja me ar*ë zjarri në Sarandë/ Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 43-vjeçar është vënë në pranga, teksa ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e plagosjes në Sarandë.

“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit””, njofton policia.