VIDEO/ Publikohen ÇASTET e fundit të jetës së Renis Dobrës, ndiqet nga një ‘Hyundai’ pranë banesës

Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq, të cilin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen, ngjarje kjo e ndodhur më 8 korrik.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën e 22-vjeçarit, në një vendndodhje shumë pranë banesës së viktimës në fshatin Zenisht, për ta rrëmbyer me pas dhe për ta vrarë.

Natën e 8 korrikut, teksa Renis Dobra, 23-vjeçari nga Mati po i afrohej shtëpisë së tij në fshatin Zenisht, kur ai u ndalua nga një automjet ku ndodheshin dy persona të veshur me uniforma policie.

Makina tip “Range Rover” i zi raportohet se ka shërbyer për të vëzhguar rrugën. Ndërsa mjeti tjetër tip “Hyundai” është përdorur për të ndjekur dhe më pas rrëmbyen 22-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u hodh së bashku me makinën ku udhëtonte i riu në humnerë dhe u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

VIDEO/ Publikohen ÇASTET e fundit të jetës së Renis
Kristi Bushgjoka

Si autorë të dyshuar të krimit janë arrestuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa janë Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

VIDEO/ Publikohen ÇASTET e fundit të jetës së Renis
Petrit Çakrri

Janë dy pista ku po hetohet, nëse janë përplasur për drogë në Gjermani apo nëse janë vrasës me pagesë.

VIDEO/ Publikohen ÇASTET e fundit të jetës së Renis
Aleksandër Bushgjokaj

Raportohet se autorët pasi rrëmbyen viktimën pranë banesës së tij në fshatin Zenisht, e torturuan dhe e mbytën me litar.

VIDEO/ Publikohen ÇASTET e fundit të jetës së Renis
Fatjon Bushgjoka

Ata kanë tentuar ta hedhin 23-vjeçarin pranë urës së Ulzës, pasi janë prishur edhe bordura anësore, por në ato momente ka kaluar një makinë që ka ardhur nga Ulza duke bërë që plani të dështonte.

Kush janë autorët e dyshuar të krimit

Autorë të dyshuar të krimit janë arrestuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Dyshohet se persona që kanë njohur zonën i kanë shoqëruar për 3 ditë autorët në qytetin e Burrelit, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Sipas informacioneve, shkak të jenë bërë problemet me drogën. Dy nga autorët janë marrë me drogë së bashku me 22-vjeçarin në Gjermani, dhe dyshohet se ky i fundit i ka mashtruar. Nuk përjashtohet edhe mundësia që vrasjen ta kenë kryer për llogari të personave të tjerë po për drogën në Gjermani.

Autorët kishin marrë automjete me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit. Ata i kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët pasi fillimisht, për tre ditë me radhë, kanë vëzhguar lëvizjet e 22-vjeçarit në Burrel deri në mbrëmjen e 8 korrikut, kur e morën peng dhe pasi e kanë mbytur me litar e kanë hedhur bashkë me automjetin në Liqenin e Shkopetit. Trupi i pajetë i të riut u gjet në një zonë me shkurre, rreth 10 metra nga bregu i liqenit, ndërsa automjeti më vonë nga policia në ujë.

Pas ngjarjes, njëri nga vëllezërit rezulton se ka dërguar drejt Kosovës dy vëllezërit e tjerë. Rezulton gjithashtu se autorët kanë tentuar që të heqin disa herë GPS-së së makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.

Fatjon Bushgjokaj rezulton më i njohur për policinë, pasi është proceduar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Shqipëri, shpërndarje droge, vjedhje dhe tregti droge në Itali, mbajtje pa leje të armëve e municioneve, kundërshtim të forcave të rendit. Në tetor të vitit 2019, ai u arratis nga burgu i Rrogozhinës, ku po vuante një dënim me 6 vite burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.

Personi tjetër i përfshirë, Petrit Çakrri rezulton të jetë edhe një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.