Franca kundër Luis Enriques: Veprim i neveritshëm ndaj Joao Pedros

Finalja midis Chelseat dhe PSG-së përfundoi mes polemikave.

Në fishkëllimën e fundit, Luis Enrique humbi durimin dhe shtyu Joao Pedron, i cili ra në fushë.

Mediat franceze e evidentuan si një “gjest të neveritshëm”, ndërsa një pjesë tjetër po nxjerrin në pah ekzagjerimin e sulmuesit të Chelseat.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i PSG-së u përpoq të shpjegojë: “Shkova t’i ndaja lojtarët, por tensioni ishte shumë i lartë”.

Nëse zbatohen rregulloret e FIFA-s dhe Kodi Disiplinor përkatës, Luis Enrique rrezikon një pezullim prej tre ndeshjesh.