Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Ministrja e bujqësisë Anila Denaj bëri të ditur ngritjen e një komisioni që do të verifikojë strukturën e aku por dhe inspektimet që ata kanë bërë në këto vite dhe gjetjet.

Sa I përket inspektimeve që parashikohen të bëhet Denaj bëri të ditur kufizimet.

Komisioni i posaçëm i drejtuar nga fakulteti i drejtësisë do të shqyrtojë dosjet jo vetëm të punonjësve aktual të AKU por edhe të atyre që do të kërkojnë të bëhen pjesë.

Reforma sa i përket sigurisë ushqimore nuk u ndal këtu.

Ministrja e bujqësisë dhe ai I financave zbritën në terren për të verifikuar shitjen e produkteve. Nga e hëna theksuan se as qumështi e as prodhim tjetër nuk do shitet pa certifikatë.

Masat sipas tyre janë marrë për të rritur sigurinë ushqimore te konsumatorët.