Ndikimi i vapës në organizëm, Duli: Problematikat përveç temperaturave të larta, lidhen edhe me ...

Vera sjell diell, por edhe një rrezik të padukshëm për trupin: humbjen dhe çrregullimin e balancës së brendshme!

Për të kuptuar se si ndikojnë temperaturat e larta veçanërisht tek veshkat, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte mjekja Nefrologe Marsida Duli.

“Periudha e verës është në fakt një periudhë shumë e ndjeshme jo vetëm për të gjithë pacientët që vuajnë dhe që kanë një sëmundje në organizmin e tyre, por për të gjithë grup-moshat.

Dhe grup-moshat më të prekura dhe më të ndjeshmit njëkohësisht janë fëmijët dhe të moshuarit. Të rinjtë patjetër, por edhe këta nuk duhet t’i anashkalojmë në asnjë mënyrë.

Problematikat lidhen përveç temperaturave të larta, lidhen me pamundësinë e shkëmbimit të temperaturave, është një lodhje dhe tejlodhje e organizimit tonë për të kryer procesin e tij në temperatura optimale fiziologjike dhe në këtë formë trupi jonë ka një formë adaptimi me temperaturat e larta që është përmes djersitjes dhe humbja e lëngjeve.

Humbja e këtyre lëngjeve reflektohet me shumë ndryshime në organizmin tonë dhe lidhen me të ashtuquajturat goditje nga dielli.

Të gjithë përfshi këtu dhe të sëmurët, nëse do kenë shenja të tjera si pasojë e qëndrimit jashtë në temperatura të larta, sidomos në fashat e orarit që nisin nga ora 11:00 deri në orën 17:00 që janë dhimbje të kokës, marrje të mendve, njëfarë parehatie apo me gjendje të fikëti, duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për t’u kujdesur që t’i shmangin menjëherë këto ambiente, dhe të marrin masa për t’u dehidratuar me lëngje, kripëra dhe elektrolite, dhe nëse do ketë përsëritje të situatës atëherë patjetër duhet të marrin një kujdes shëndetësor”, u shpreh mjekja Nefrologe Marsida Duli.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN NEFROLOGE MARSIDA DULI