Ndodh në Korçë/ Ushtroi dh*në ndaj nënës së saj, arrestohet 30-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2025, 16:52
Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm raste të ushtrimit të dhunës nga bashkëshorti ndaj gruas së vet, por edhe persona që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve.
I tillë është edhe rasti i fundit në Korçë, kur një 30-vjeçare ka goditur nënën e saj. E.S, 30vjeç është arrestuar nga policia e Korçës..
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
