Aksident në Unazën e Tiranës, përpl*sje mes dy automjeteve te rrethrrotullimi në Shkozë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2025, 17:58
Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në unazën e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Shkozës.
Sipas pamjeve të siguruara nga "Ora News", në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Trafiku në zonë paraqitet i ngarkuar, ndaj këshillohet që drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin në këtë segment deri në normalizimin e situatës.
