ME VIDEO/ “Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat”

Redaksia e emisionit “Stop” ka publikuar pamje shqetësuese që vijnë nga Prado Luxury Hotel në Livadh, ku shfaqen rojet e këtij kompleksi që cilët dhunojnë gratë e zonës.

Sipas “Stop”-it, gjithçka ndodh pasi “Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat”.

JA MESAZHI

Denoncimi: Kam disa video dhune ndaj disa femrave nga bodyguards e Prado Luxury Hotel.

Jam një turiste që e pashë live këtë që ndodhi.

Turp! Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat.