Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

Në kulmin e sezonit turistik, pika kufitare e Qafë Thanës është përballur me rradhë kilometrike automjetesh.

Shqiptarët e Maqedonisë preferojnë plazhet shqiptare për të kaluar ditët e nxehta të verës, por njëkohësisht edhe peisazhe e mrekullueshme të vendit.

Në këtë doganë, punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërkohë shtimi I sporteleve varet nga pala maqedonase.