Avokati Kaziaj: Ndërtimet pa leje, pasojë e mosveprimit të shtetit
I ftuar në "Ora News", avokati Altin Kaziaj u shpreh i dyzuar ndaj vendimmarrjes së fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se faji nuk qëndron te sipërmarrësit, por te strukturat shtetërore që kanë dështuar të parandalojnë ndërtimet që në gjenezë.
"Unë dyzohem pak tek shija që më ka dhënë kjo vendimarrje verbale e pa shkruar ende, ndonëse ligje dhe akte nënligjore për ndërtimet pa leje janë dhe ekzistojë dhe janë futur në punë atëherë kur i janë dashur qeverisë.
Gjithsesi për këtë moment të fundit që po kalojmë me udhëzimet e dhëna nga kryeministri dhe me zbatimin e strukturave të ndryshme të përfshira në ato që janë ndërimet pa leje, ose të ashtëquajtura hapësirat publike të zaptuara nga subjektet tregtare shqiptare, shpesh ka pasur abuzivizëm.
Abuzivizmi nuk është faji i një ndërtuesi ose i një sipërmarrësi që merr përasipër të bëj një veprim të paligjshëm që ka të bëj me një ndërtim të paligjshëm, por i strukturave shtetërore që nuk kanë mirëorganizuar punën ose nuk kanë mirëinsopektuar territorin për të mos i lënë që në gjenezë këto ndërtime.
Nga ana tjetër, disa ndërtime minimaliste që janë bërë kanë arritur ti japin një hov asaj zone, ose një bukuri të veçantë.
Prandaj jam i dyzuar me sipërmarrjen e qeverisë në këtë rast dhe trysnia ndihet, ndihet duke folur me qytetarët dhe sipërmarrësit. Dhe zhgënjimi i tyre ndjehet", u shpreh Kaziaj.
