Denoncimi: Mirë Thethin, po guroret në Bovillë, a i shikon njeri?

Me urdhër të vetë kryeministrit, prej ditësh duket se i gjithë shteti ka nisur një betejë për rikthimin e hapësirave publike të zaptuara nga privatët tek qytetarët.

E ndërsa zhvillimet në zonën turistike të Thethit në Shkodër kanë fituar vëmendjen e mediave, në rrjetet sociale një tjetër fenonëmen po denoncohet, ai i guroreve në zonat e gjëlbërta të vendit.

Një i tillë vjen nga faqja "Lolita", e cila denoncon krimin mjedisor që po ndodh në Bovillë, vetëm pak kilometra larg Tiranës.

"Mirë Thethin, po guroret në Bovillë (pak km larg Tiranës) i shikon njeri?!", shkruan "Lolita".

Denoncimi: Mirë Thethin, po guroret në Bovillë, a i shikon njeri?