Kokainë mes lëkurës së kafshëve/ GJKKO mban në burg tre anëtarët e grupit që kërkuan lirinë
Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për lirim të tre anëtarëve të një grupi që trafikonte drogë nga Republika Domenikane nëpërmjet lëkurave të kafshëve.
Sipas SPAK, droga është trafikuar dy herë dhe është përpunuar në një laborator në Fushë-Krujë.
Tre anëtaret e grupit kriminal që sollën kokainë nëpërmjet lëkurave të kafshëve Baki Huqi, Ismajl Abdurrahmani dhe Aldi Zonja do të vijojnë qëndrimin ne burg.
Ata i ishin drejtuar gjykatës së posacme më kërkesë për zëvedësimin e masës së sigurie nga arrest ne burg në masë më lehtësuese për të cilën togat e zeza u shprehën kundër.
Sipas SPAK duke qenë se dosja është ende në fazën e hetimit paraprak dalja e tyre nga qelia mund të prish provat apo të rrezikojë largimin për të iu shmangur drejtësisë.
Nga ana tjeter prokuroria po vijon me verifikimin e cdo shkrese të ardhur nga autoritetet e huaja në lidhje me grupit e laboratorit të përpunimit të kokainës.
Për këtë dosje në pranga kanë përfunduar 10 persona mes tyre dhe 3 shtetas të huaj.
Ata u arrestuan në 15 dhe 16 Nëntor të këtij viti me kërkesë të SPAK që i dyshon se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte nga Amerika Latine kokainë të fshehur në lëkurë gjedhi.
Grupi kishte rene në pergjim për afro 1 vit dhe Prokuroria e Posaçme thotë se ata janë autor për dy raste të trafikut të kokainës, të nisur nga Republika Domenikane.
Në vendin tonë ky grup kishte ngritur nje laborator në Fushë Krujë të ndarjes së kokainës nga lëkura e gjedhit dhe në rolin e kimistëve që e realizonin këtë proces, SPAK beson se janë 2 shtetasit nga Venezuela dhe një kolumbian.
