Humbi jetën për të shpëtuar turistët, Kapiteni Arben Anamali shpallet “Dëshmor i Atdheut”! Rama: U prehsh në paqe!
Kapiteni i anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën në liqenin e Shkodrës ndërsa shpëtonte turistë nga Izraeli, shpallet Dëshmor i Atdheut.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku shkruan:
"U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT!
Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës!
I paharruar, Kapiten Arbeni!"
Kapiteni i një anijeje turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali është mbytur dy ditë më parë, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.
Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet sot në liqenin e Shkodrës, pas gati dy ditë kërkimesh.

