Vr*sja e Renis Dobrës, nxirret nga uji automjeti i 23-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 14:11
Automjeti i 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra, është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkopetit në Mat. Konkretisht mesditën e sotme palombarët bënë të mundur nxjerrjen e makinës nga liqeni.
Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet mëngjesin e së mërkurës (9 Korrik) pranë liqenit.
Në trupin e viktimës u vunë re plagë në trup dhe shenja të nxira në qafë. Nga ekspertiza rezultoi se Renis Dobra ishte mbytur dhe më pas ishte hedhur drejt liqenit së bashku me makinën.
Ndërkohë plagët e gjetura në trupin e viktimës, sipas ekspertizës, janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë. Burime bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh, të cilët janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes
