Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 15:24
Policia ka bërë të mundur gjetjen e shtetasit B.XH i cili ishte shpallur i humbur në Gramsh.
Sipas informacioneve, mësohet se ky shtetas ishte deklaruar i humbur nga familjarët në komisariatin e Gramshit dy ditë më parë. I moshuari vuan nga probleme shëndetësore si skleroza.
Ai kishte bërë të gjithë rrugën nga Gramshi deri në Sotirë të Kolonjës, aty ku u gjet nga shërbimet e komisariatit të policisë.
Fatmirësisht, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe policia do të vazhdojë veprimet për ta kthyer pranë familjarëve të tij në Gramsh.
