Shembjet në Theth/ Ozuni: Masakër imazhin e turizmit malor, qeveria fajtore që e bën tani!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 16:53
Përmes një interviste në Ora News, Feriod Ozuni, ekspert turizmi tha se ajo që po ndodh në Theth me shembjet është një masakër në raport me turizmin malor.
Ozuni: Vetë e trumbeton qeveri dhe disa udhëheqës të pushteti lokal i bëjnë reklamë dhe më pas ngrihet pushteti qendror dhe bën një masakër në të gjitha kuptimet. Janë shkatërruar një pjesë e mirë të imazheve të Shqipërisë turistike malore.
Të dyja palët janë fajtore, se nuk dua të diskutoj pjesën pa leje apo me leje, se do të jenë instancat shtetërore. Por qeveria është fajtore sepse gjen momentin më të pa duhur për të bërë këtë aksion. Nuk është e gabuar prishja, sepse janë ndërtuar gabim, por puna pse tani dhe pa paralajmërim kur ka turistë.
