Sulmet ruse shkaktuan dëme në ambasadën polake në Kiev, Varshava notë proteste ndaj Moskës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 17:48
Ministria e Jashtme e Polonisë i ka dorëzuar një notë zyrtare proteste ambasadës ruse, pas sulmeve ajrore të fundit ndaj Ukrainës, të cilat kanë shkaktuar dëme edhe në seksionin konsullor të ambasadës polake në Kiev.
“Ministria e Jashtme ka dorëzuar një notë të fortë proteste ndaj ambasadës së Rusisë për sulmet ajrore ndaj popullatës civile ukrainase,” thuhet në një postim zyrtar të ministrisë në rrjetin X (ish-Twitter).
Në deklaratë theksohet gjithashtu se veprimet e Rusisë janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht me Konventën e Vjenës të vitit 1961, e cila garanton mbrojtjen e misioneve diplomatike.