Bie numri i azilkërkuesve gjatë 2024-ës
Në vitin 2024, Shqipëria ka shënuar ulje të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve, nga 261 persona në vitin 2023, në vetëm 104 azilkërkues në vitin që lamë pas.
Sipas të dhënave zyrtare, vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve mbeten Afganistani me 27,9 %, Siria me 17,3 % dhe Pakistani me 10,6 %.
Në muajt mars, prill dhe qershor janë ata që përbëjnë shumicën e kërkesave për azil, me një përqindje prej 57,7 % të aplikimeve totale.
Ndërkohë, në të njëjtin vit është vënë re gjithashtu një ulje e personave që kanë fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Në vitin 2024, rezultojnë 919 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33,5 %, krahasuar me vitin 2023.
Ndërsa, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një ulje me 45,7 %, krahasuar me vitin 2023.
Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, vërehet se 49,1 % janë me origjinë nga Kosova; 13,8 % me origjinë nga Turqia; 6,2 % me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë 2024, 33,4 % e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare dhe 41,3 % që kanë lënë shtetësinë shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç.
