Taktikat për ndalimin e kalimeve po ndryshojnë, policia franceze çan me thi*ë gomonen me emigrantë që do të nisej drejt Mbretërisë së Bashkuar

Policia franceze ka hyrë në ujërat e cekëta të një plazhi në jug të Boulogne dhe ka përdorur thika për të çarë një gomone, të mbushur me burra, gra dhe fëmijë, e cila po zhytej në mënyrë të rrezikshme në valë.

Të gjithë ata që ishin në bord u ngjitën në një vend të sigurt ndërsa gomonia u shfry.

Ndërhyrja ishte shumë e pazakontë. Policia franceze zakonisht ndjek rregulla të rrepta që i ndalojnë ata të hyjnë në det në rast se vënë jetën në rrezik.

"Hajde të hyjmë brenda," tha njëri nga xhandarët, duke hequr jelekun e tij dhe duke nxjerrë një thikë të vogël.

Kolegët e tij hoqën edhe armaturën e tyre të rëndë, duke vendosur pajisje në pjesën e pasme të një makine policie aty pranë përpara se të hidheshin me nxitim në ujë.

Policia franceze, nën presion në rritje për të ndaluar një rritje të kalimeve të emigrantëve me anije të vogla drejt Mbretërisë së Bashkuar, po ndryshon taktikat e saj.

Burime të sigurta në Francë thanë se ndryshimet procedurale që po shqyrtohen tani pothuajse me siguri do të përqendrohen në përdorimin e anijeve patrulluese në det për të kapur "gomonet-taksi" para se të ngarkohen plotësisht, në vend që të miratojnë ndërhyrje më agresive nga policia në plazhe.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar tha se imazhet e policisë franceze duke shkatërruar një gomonen ishin "një moment i rëndësishëm dhe ne e mirëpresim këtë veprim".

"Ne duam të shohim veprime më të ashpra, ky është pikërisht fokusi i punës sonë, është rezultati i asaj pune të ngushtë që keni parë", tha zëdhënësi.

Disa metra larg bregdetit, vetë gomonia ishte qartësisht në telashe. Njerëzit ishin grumbulluar rreth motorit të jashtëm, i cili ishte ndalur për pak kohë, por po rindizej.

Valët po përplaseshin poshtë mjetit lundrues, duke e bërë atë të lëkundej fuqishëm, dhe dëgjoheshin britma të forta nga disa fëmijë që rrezikonin të binin në ujë. Kliko KËTU për të parë videon.