Kina vendos tarifa proteksioniste për pijet alkoolike të BE-së nga 5 korriku
Kina do të vendosë tarifa proteksioniste (anti-dumping) ndaj pijeve alkoolike të BE-së – duke filluar nga 5 korriku – për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme tregtare me Brukselin, tha sot Ministria e Tregtisë.
“Produktet nga kompanitë që kanë rënë dakord për çmimet përjashtohen nga tarifat nëse plotësojnë kushtet e nevojshme”, sipas ministrisë.
Tarifa proteksioniste – është një taksë e vendosur nga një vend ndaj mallrave të importuara që shiten me një çmim më të ulët se vlera e tyre e drejtë e tregut në vendin eksportues.
Kufizimet tregtare prekin më shumë se 60 kompani, sipas një liste të publikuar nga Ministria kineze e Tregtisë. “Megjithatë, 34 nga këto kompani mund t’ju nënshtrohen përjashtimeve”, sipas një deklarate të mëtejshme.
Shumica e kompanive të prekura janë të bazuara në Francë, për të cilën Kina është një treg i rëndësishëm shitjesh.
Bruksel i justifikoi tarifat duke argumentuar se prodhuesit kinezë ishin në gjendje të shisnin automjetet e tyre në Evropë me çmime të ulëta falë subvencioneve shtetërore, duke shtrembëruar kështu tregun.
Vendimi i qeverisë kineze vjen vetëm disa javë para një samiti të planifikuar BE-Kinë në Pekin në fund të korrikut.
