BULLGARI – Qeveria e Zhelyazkovit i mbijeton një mocioni mosbesimi mbi politikën fiskale

Qeveria e kryeministrit bullgar, Rosen Zhelyazkov i mbijetoi sot një mocioni mosbesimi mbi politikën e saj fiskale dhe kjo ishte hera e tretë që ndodhte.

Votimi për mocionin ishte 54 pro, 130 kundër dhe asnjë abstenim. Ai u mbështet nga partitë që mbështetën propozimin ”Vazrazhdane”, MECh dhe ”Velichie”.

Votat kundër mocionit erdhën nga GERB-UDF, ”MRF – Fillimi i Ri”, ”BSP – E Majta e Bashkuar” dhe ”Ekziston një Popull i Tillë” si dhe katër deputetë të pavarur.

”Vazhdoni Ndryshimin” dhe ”Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” nuk morën pjesë në votim.

Debati mbi mocionin, i futur nga ”Vazrazhdane” mbi “dështimin e politikës fiskale të qeverisë” dhe i mbështetur nga ”Velichie” dhe MECh, u mbajt dje.

Kabineti i Zhelyazkov deri më tani i ka mbijetuar dy mocioneve mosbesimi: një të iniciuar nga ”Vazrazhdane” për “dështim në sektorin e politikës së jashtme” dhe një të dytë, të paraqitur nga MECh, për “dështim në luftën kundër korrupsionit”.