"Dita e Humbjes së Akullnajave" ka mbërritur, bora dhe akulli në alpet zvicerane janë shkrirë me një ritëm të shpejtë këtë vit
Bora dhe akulli që u grumbulluan në Alpet Zvicerane gjatë dimrit tashmë janë shkrirë, njoftoi agjencia përgjegjëse për monitorimin e tyre të premten. Çdo shkrirje e mëtejshme e akullit nga tani deri në tetor do të zvogëlojë madhësinë e akullnajave zvicerane, sipas shërbimit që monitoron akullnajat në Zvicër (GLAMOS).
Vendi përgjithësisht arrin këtë prag kritik në gusht, dhe shkrirja e tij e hershme është një goditje e re për 1,400 akullnajat e Zvicrës, të cilat po tkurren me një ritëm alarmues.
"Dita e Humbjes së Akullnajave ka mbërritur në Zvicër", shkroi kreu i GLAMOS, Matthias Hus, në "X", duke shpjeguar se reshjet e borës ishin të pakta dhe se qershori ishte i dyti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
“Që tani e tutje, çdo humbje akullnajash deri në tetor është e patolerueshme”, tha Huss. Ai shpjegoi se e vetmja herë që kjo “Ditë e Humbjes së Akullnajave” kishte ardhur më herët ishte viti rekord 2022, përkatësisht më 26 qershor.
Akullnajat e Alpeve Zvicerane filluan të tërhiqeshin rreth 170 vjet më parë. Tërheqja e tyre fillimisht ishte e vogël, por në dekadat e fundit shkrirja e tyre është përshpejtuar ndjeshëm.
