VIDEO/ Shp*rthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Dy ditë para 4 Korrikut në Kaliforninë Veriore shpërtheu një depo që ruante fishekzjarrë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 5:50 pasdite në një zonë kryesisht rurale në Esparto, tha shefi i qarkut të Mbrojtjes nga Zjarri të Espartos, gjatë një konference për shtyp.

Zyra e sherifit njoftoi një zonë evakuimi prej një miljesh rreth objektit dhe u bëri thirrje njerëzve që të shmangin zonën.