DETEKTOR ZJARRI/ Krijohet sensori që zbulon zjarret në pyje, në zona të varfra dhe me burime të kufizuara
Studiuesit kanë arritur të krijojnë një sensor zjarri me madhësinë e një boçe pishe, që mund të transformojë mënyrën se si zbulohen zjarret në pyje, në zona të varfra dhe me burime të kufizuara.
I quajtur Pyri, ky detektor i ri i ndërtuar kryesisht nga përbërës natyrorë si dylli dhe qymyri, aktivizohet vetëm kur ekspozohet ndaj nxehtësisë së zjarrit, duke dërguar një sinjal me frekuencë të ulët për të lajmëruar autoritetet.
Sensorët janë projektuar për t’u vendosur në natyrë për vite të tëra pa mirëmbajtje dhe pa lënë asnjë gjurmë toksike në mjedis.
Krijuar nga katër studentë në Londër, ideja lindi nga vetë natyra: pishat çlirojnë fara vetëm kur përballen me zjarr.
Forma e ngjashme me boçen e pishave ndihmon që struktura të mbrojë sensorin nga dëmtimet dhe të kamuflohet në mjedis.
Pajisja peshon rreth 150 gramë dhe mund të lëshohet nga ajri për të mbuluar sipërfaqe të mëdha.
Aktualisht, kanë nisur testimet dhe lançimi me interes ndërkombëtar pritet në fillim të vitin 2027.
Teksa ndryshimet klimatike po sjellin më shumë zjarre ekstreme, zbulimi i hershëm është jetik: çdo minutë e fituar në reagim mund të shpëtojë jetë, objekte dhe pyje të tëra.

