Fuqia e “Terapisë me Mace”, Reparti Pediatrik ofron momente argëtimi për pacientët e vegjël në Milano

Në kuadër të projektit “Iniciativa që janë të mira për shpirtin”, një herë në javë, Reparti Pediatrik i Spitalit të Madh Metropolitan ASST Niguarda, në Milano – mirëpret mace nga shoqata “Frida’s Friends Onlus” për t’ju ofruar pacientëve të vegjël të pranishëm – disa momente argëtimi dhe gëzimi, sipas “iodonna.it”.

Një moment vërtet magjik, i cili edhe një herë nxjerr në pah fuqinë dhe dobinë e terapisë me kafshët shtëpiake. Dhe në veçanti të Terapisë me Mace!

Projekti – i cili ka qenë aktiv prej disa vitesh tani, quhet “Gatto Amico Mio” dhe përfaqëson iniciativën e parë të Terapisë me Mace në Itali – ku kryesisht përdoren ende qentë.

Nga momentet e lojës deri te momentet e relaksimit, në këtë mënyrë macet mund t’i ndihmojnë fëmijët në departament të lehtësojnë ankthin dhe stresin – për shkak të shtrimit në spital.

Por gjithashtu, ato stimulojnë kapacitetin e tyre empatik!

Një projekt i bukur që mund të çojë në disa përfitime – mbi të gjitha në aspektin e mirëqenies mendore.