SHTËPIA E PAPËS BLIHET NË DOLTON! Kryetari i bashkisë: Do ta kthejmë në vend historik dhe atraksion kulturor

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leo XIV, amerikanit të parë që u ngjit në fronin papnor, është drejt blerjes nga fshati Dolton në periferi të Çikagos. Autoritetet shpresojnë ta shndërrojnë atë në një pikë historike dhe atraksion kulturor, megjithëse banorët kanë shprehur shqetësime për gjendjen aktuale të shërbimeve në komunitet.

Në këtë shtëpi modeste, vetëm 20 milje larg qendrës së Çikagos, u rrit Robert Prevost, sot i njohur si Papa Leo i XIV, udhëheqësi i parë amerikan i Kishës Katolike.

E ndodhur në fshatin Dolton, kjo pronë është bërë papritur një pikë e rëndësishme për komunitetin dhe më gjerë.

Të martën në mbrëmje, bordi i fshatit votoi unanimisht për blerjen e saj. Kryetari i bashkisë, Jason House, e quajti këtë një “mundësi që vjen vetëm një herë në jetë”, duke shtuar se mund të sjellë fonde shtetërore dhe zhvillim turistik për zonën.

Por jo të gjithë janë entuziastë. Disa banorë lokalë shprehin shqetësimin se paratë  publike, mund të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës, për restaurimin e shtëpisë një kohë kur Doltoni nuk ka as shef policie dhe zjarrfikësish.

“Është ide e bukur, por ne kemi nevoja më urgjente tani. S’jemi në gjendje të mirë ekonomike thote nje banore e Doltonit:

Pavaresisht kësaj puna ka nisur me çatinë që po riparohet dhe shtëpinë që po përgatitet për një të ardhme të re.

Shitja pritet të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme, duke i hapur rrugë një kapitulli të ri për Doltonin në udhëkryqin mes historisë dhe nevojave të së përditshmes.