250 VITE SHBA/ Festimet për 250-vjetorin e Pavarësisë kanë nisur
Festimet për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së kanë nisur. Ajova, do të presë të ftuarit dhe jo vetëm për ceremoninë që pritet të nisë prej datës 3 për të kulmuar të enjten.
Zgjedhja e këtij vendi i jep ngjarjes një dimension historik, zemra e shtetit amerikan dhe duke simbolizuar bashkimin kombëtar.
Pjesë e programit është një fjalim i veccantë nga Presidenti Donald Trump, i cili pritet të cilësojë këtë event një vit përkujtimor për një “epokë të re madhështie amerikane”.
Ceremonia zyrtare sipas programit nis në orën 17:00 me orën amerikane me një program paraprak, ndërsa fjalimi i Presidentit Trump do të mbahet në orën 19:30, përpara mijëra pjesëmarrësve të mbledhur në zemër të Ajovës.
Presidenti Trump, i cili e ka lidhur drejtpërdrejt figurën e tij me këtë ngjarje historik, pritet të shpallë detaje mbi një paradë ushtarake të 250-vjetorit të themelimit të ushtrisë amerikane, si dhe të theksojë rëndësinë e forcimit të vlerave tradicionale amerikane.
Sipas organizatorëve të America250, ngjarja në Iowa do të japë një pamje paraprake të aktiviteteve që do të mbulojnë çdo shtet dhe territor të SHBA-ve gjatë 12 muajve të ardhshëm, duke sjellë bashkë qytetarë nga të gjitha shtresat dhe moshat për të festuar rrugëtimin e Amerikës dhe për të ndërtuar kujtime të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.
Ndërsa, Ambasadorja Monica Crowley, zëdhënëse e America250, e përshkroi këtë ceremoni si:
“Fillimi madhështor i një përkujtimi dinamik njëvjeçar në të gjithë vendin tonë të bukur, duke zbuluar një vizion për një angazhim të ripërtërirë ndaj të ardhmes së Amerikës.”

