REPLIKAT/ Berisha përplaset me Koçin: Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Petro Koçi janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend.

Berisha, teksa ironizoi se ku janë dy deputetet e reja Zegjine Çaushi dhe Sara Mile, përmendi edhe deputetin socialist Petro Koçi, i cili nuk do të jetë në legjislaturën e ardhshme.

Berisha u shpreh se ishin grupet kriminale që e lanë jashtë Koçin dhe kjo solli reagimin e këtij të fundit.

Përplasjet:

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori… duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap.

Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron.

Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën.

Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti.
Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar.] Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.

Koçi: Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale.

E mbani mend ca i keni bërë komisionerit të fierit, i keni rrahur dhe nxjerrë nga qendrat e votimit. Ke bërë të njëjtën gjë edhe më 20 tetor të atij viti në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia. Në sy të tyre, banda juaj qëlloi komsionerin e PS, Viktor Binaj, një trim mbi trimat.

E qëlluat në sy të tyre, u ndalua votimi sepse ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatos Nanon për politikë, dakord dhe mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën valë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare e karteleve dhe bandave të drogës, turp të kesh"

VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE