“11 Maji”/ Dumani: Janë ushtruar kontrolle banese dhe zyre personale! U ekzekutuan 20 vendime gjykate
Kreu i SPAK ALtin Dumani ka marrë pjesë sot në takimin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.
Gjatë fjalës së tij Dumani foli lidhur me procesin e hetimit të krimeve zgjedhore teksa tha se janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale.
Ai shtoi se janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, si dhe janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.
"Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit.
Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit", tha Dumani.
